“Mbyllen të gjitha shkollat”; Rama: Pezullohen lundrimet e fluturimet drejt veriut të Italisë deri në datë 3 prill
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pezullohen deri më 3 prill të gjitha fluturimet dhe udhëtimet detare nga Shqipëria për në Veriun e Italisë, të prekur nga koronavirusi. Po ashtu deri më 3 prill mbyllen të gjitha institucionet e arsimit në Shqipëri, pra të gjitha shkollat. Kjo masë tha Rama do të jetë deri në një plan të dytë në vijimësi të situatës.
“Masat e sotme që ka ardhur momente, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH, janë pezullimi i fluturimeve dhe detare deri më datë 3 prill.
Mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë dy javore, dhe pastaj vlerësimi në proces. Nga të gjitha statistikat e nxjerra deri më tani pjesa më pak e kërcënuar është e të rinjve, por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë, fëmijët, të cilët për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë apo kopsht dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, edhe pse tek ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues në rrezikshmëri për jetën.
Ne besojmë që është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje”, tha Rama.
Fraksion.com