Koronavirusi; Vasili: Mbështetje autoriteteve shëndetësore për çdo masë që do të marrë
Po ashtu, Vasili shtoi se “këtë betejë e fiton organizimi i mirë rigoroz dhe pa toleruar asnjë element të parandalimit, profilaksisë të cilat janë mbretëresha e të gjitha instrumenteve për përballimin e situatës. Çdo masë që merret nga autoritet shëndetësore është e mbështetur nga ne. Natyrshëm frontin themelor të kësaj lufte e mban personeli mjekësor, i cili për hir të detyrë është në kontaktin e parë me këtë problematikë serioze. Nuk duhet të kursehet asgjë nga pikëpamja financiare për të siguruar të gjitha mjetet e domosdoshme: maska, dizifektantë, etj, pasi e gjithë kjo armatë duhet të jetë në vijën e parë e pa rrezikuar. Te gjithë në ketë moment jemi solidar me çdo veprim që ndërmerret”.
“Duhet ta konsiderojmë veten emergjencë sanitare maksimale. E kontrolluar mirë mund ta kontrollojmë në maksimum pandeminë. Vetëkënaqësia që rastet janë të pakta mund të na fus në qorrsokak. Nuk duhet neglizhuar asnjë element qoftë dhe ai më periferiku, pasi ai mund të bëhet shkuar kryesor. Thirrja ime është për qetësi. Respektimi i çdo rregulli është suksesi. Ideja se jemi të fortë do të ishte një vetëvrasje e vërtet”, thekson Vasili.
Fraksion.com