Koronavirusi; Shqipëria mbyll dhe portet me Italinë e Veriut
Shqipëria mbyll aeroportet dhe portet për veriun e Italisë.
Pas anulimeve të fluturimeve, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi ndalimin e gjitha lëvizjeve me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut.
Ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.
Të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbritja e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e sipër përmendura, deri në një njoftim të dytë.
Fraksion.com