AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi: Rënie e rasteve të reja në Kinë, rritje në Evropë

Në epiqendrën e virusit në Kinë, është raportuar rënie e rasteve të reja me koronavirusin e ri. Të paktën 11 nga 16 spitalet e improvizuara në Vuhan kanë qenë në gjendje të mbyllen, raportoi media shtetërore Xinhua.

Spitalet e improvizuara – në stadiume, shkolla dhe gjetkë – trajtuan pacientët që vuanin nga simptoma të buta.

Edhe zyrtarët e Koresë Jugore kanë raportuar 69 raste, rritja më e ulët ditore, në dy javët e fundit.

Sidoqoftë, shpërthimi i virusit nuk tregon shenja ndalese në Evropë.

Në Itali, numri i rasteve të prekura ka arritur në 7.375.

Autoritetet italiane kanë vendosur 16 milionë njerëz në karantinëderisa po luftohet kundër shpërndarjes së koronavirusit.

Banorët në 15 provinca qendrore dhe veriore të Italisë duhet të marrin leje për të udhëtuar. Milano dhe Venediku janë tashmë të përfshira nga ky virus.

Numri i vdekjeve në Itali u rrit në 366 nga 233 sa ishin të shtunën, njoftuan zyrtarët të dielën.

Nëntëdhjetë njerëz në Francë kanë vdekur, njoftuan autoritetet, derisa numri i të infektuarve ka arritur në 500 gjatë fundjavës.

Bullgaria të dielën raportoi katër rastet e para të konfirmuara të koronavirusit.
Ndërkaq në Gjermani raportohet për 1,112 raste të të infektuarve.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për të paktën 19 viktima dhe për përhapje të virusit në më shumë se 30 shtete.

 

Fraksion.com