Koronavirusi; Policia krijon një perimetër sigurie te Infektivi, Veliu: Mos përhapni panik
Në spitalin e Infektivit në QSUT ku janë shtruar tashmë dy të prekurit me koronavirus ka të tjera zhvillime.
Jashtë këtij spitali është krijuar një perimetër sigurie që nuk do ta shkelë askush. Lajmi është konfirmuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka komunikuar shkurt raporton news 24. Ai ndër të tjera ka apeluar të mos përhapet panik, pasi kjo është një masë e nevojshme në situatën ku ndodhemi.
“Duhet të marrim disa masa shtesë, të mos përhapim panik, të krijojmë një perimetër sigurie në këtë spital. Na lini të merremi me rastin”, tha Veliu.
Ndërkohë dy të prekurit nga koronavirus paraqesin një gjendje stabël dhe nuk janë shtruar në reaminacion.
Fraksion.com