AktualitetRajoniTë fundit

Infektohet Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës; Rast tjetër me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencën e radhës pranë qeverisë mbi situatën e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut tha se ka edhe një rast tjetër të konfirmuar me koronavirus dhe këtë herë bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, e cila para një jave ishte kthyer nga Italia.

Gjendja e saj paraqitet stabile dhe është hospitalizuar në Klinikën Infektive Shkup.

Filpçe tha se po identifikohen dhe po intervistohen të gjithë mjekët dhe pacientët që kanë pasur kontakt me të në spital, ka mundësi që të mbyllet i gjithë reparti dhe pacientët të dërgohen në shtëpi dhe të autoizolohen. Sipas ministrit e vetmja gjë pozitive është se drejtoresha nuk ka pasur ditën e vizitave dhe kështu nuk ka qenë në kontakt me shumë pacientë. Ai apeloi edhe një herë të respektohen masat e marrë dhe njerëzit të ndërgjegjësohen.

“Jemi të revoltuar për mosrespektimin e masave për mbrojtjen nga virusi në fjalë”, tha ministri Filipçe. Ai tha se nuk mund të mbyllim dot kufijtë, “asnjë vend në botë nuk e ka bërë, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm sidomos nga njerëzit që vijnë nga vendet e prekura, sidomos nga Italia, të vetizolohen në shtëpi për të paktën 14 ditë”, apeloi Filipçe, raporton Alsat-M.

 

Fraksion.com