Hajdari: PD kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor
Pas mbledhje së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, Hajdari tha se “unë jam e vendosur bashkë me opozitën në parlament për t’i shkuar deri në fund propozimit tonë për ndryshimin e sistemit zgjedhor”.
“Ne besojmë fortë se ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave do të fuqizojë qytetarët shqiptarë dhe do kemi një përfaqësim më cilësor në Parlament dhe kjo është një kauzë qytetare dhe opozita jashtë parlamentit nuk duhet të ketë frikë”, tha ajo.
Hajdari i bëri thirrje të gjithë faktorit politik të mos e mbështesin iniciativën e PD-së për të mos e mbështetur ndryshimin e sistemit. “Nëse ata dalin sot dhe bëjnë video nga zyrat e partive pa bërë asnjë hap konkret, tregon se nuk ka vullnet për ndryshim sistemi. Opozita nuk don konkurrencë, nuk mundet që të vazhdojmë të mbrojmë një sistem që mbron kryetarët e partive. Nuk mundet ne të mbajmë këtë sistem që është i orientuar drejt kryetarëve të partive që të jenë të gjithëpushtetshëm, vetëm se ata kanë frikë nga vota e qytetarëve”.
Hajdari tha se në “Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore diskutuam edhe për depolitizimin e administratës zgjedhore.
“Propozova se jam pro depolitizimit të administratës zgjedhore, po ashtu jam pro dhe faktit se partitë politike të kenë një rol vëzhgues gjatë administrimit të zgjedhjeve dhe mund të kenë të drejtë apelimi, pra të zgjidhin një rrugë të mesme. Pra të kemi një administratë zgjedhore të depolitizuar, por nga ana tjetër edhe partitë politike për të garantuar proces të drejtë mendoj se ata mund të qëndrojnë dhe të kenë një rol vëzhgues gjatë numërimi, votimi apo rezultatit të zgjedhjeve”.
Hajdari tha se “ekspertët u mandatuan të shikojnë, meqë PS e dha konsensusin për të parë dhe shqyrtuar nëse do të ketë ndryshime kushtetuese për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ne kemi po ashtu propozim nëse nuk kërkohet ndryshimi i Kushtetutës në kushtet e sotme. Nëse ne bashkarish në Këshillin Politik biem dakord se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë ne kemi një propozim tjetër me hapjen e listave pa nevojën e ndryshimit të Kushtetutës, pra të vim në një kompromis dhe t’u japim të drejtën shqiptarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.
Fraksion.com