Gruaja nga Durrësi; Dyshohet viktima e parë shqiptare nga koronavirusi
Një grua 56- vjeçare dyshohet se është shqiptarja e parë që ka humbur jetën në Itali si pasojë e koronavirusit.
Lajmi i cili u publikua në disa media lokale është konfirmuar edhe nga Vizion Plus, pas kontaktit me familjarët e viktimës.
Bëhet fjalë për një grua e cila kishte qëndruar për gati një muaj në Itali tek vajzat e saj.
Gruaja vuante nga diabeti dhe ishte prekur me koronavirus nëpërmjet dhëndërit të saj.
56- vjeçarja është sjellë në Durrës dhe është varrosur pa ceremoni mortore.
Ndërkohë dy vajzat që jetojnë ne Itali dhe bashkëshorti i njëres prej tyre, të infektuara nga koronavirusi nuk kanë ardhur në Durrës për ti dhënë lamtumirën e fundit nënës së tyre për shkak se nuk mund të dilnin nga zona e kuqe në shtetin fqinje ku është vendosur ushtria.
Fraksion.com