DW: SHBA, pleqtë në pushtet
Në SHBA po zhvillohet garë për kandidatin presidencial të demokratëve, por që tani është e qartë se garën po e bëjnë të moshuarit. Ky fat dhe sistemi zgjedhor, paraqesin mjet shpërthyes për demokracinë në SHBA.
Kandidat ishte edhe 78-vjeçari Michael Bloomberg, ndërsa Elizabeth Warren, me 70 vjet mund të quhet madje si “talente në ardhje”. Këta dy të fundit kanë hequr dorë nga kandidatura.
Rruga drejt “Gerontokracisë”
SHBA është futur në rrugën drejt “Gerontokracisë”, pas përfundimit të mandatit të Bill Clintonit, para 19 vitesh. Në moshën 73-vjeçare ai ende është më i ri se Trumpi, Bideni dhe Sandersi. Ndërkohë që mosha mesatare në SHBA është 38 vjet, që do të thotë përgjysmë më e re se kandidatët për presidentë.
Shoqëria amerikane është diverse. Të bardhët përbëjnë ende shumicën, por kjo po zvoglohet. Deri në vitin 2045 kjo do të ulet në 50 %. Në SHBA më shumë se gjysmën (aktualisht 50,6%) e popullatës përbëjnë femrat. Kjo do të thotë se një president i bardhë, i moshuar dhe mashkull, së shpejti nuk do të jetë i përshtatshëm me kohën.
Por kjo ka të bëjë me problemin e sistemit zgjedhor në SHBA. Ketu nuk zgjidhet për presidenti kandidati që fiton më së shumti vota. Me 2016 Hillary Clinton ka fituar rreth tre milionë vota më shumë se Donald Trump. Por kjo nuk llogaritet. Sistemi zgjedhor mundësoi që Trumpi megjithatë të zgjidhet president, duke i falënderuar të ashtuquajturës Popular Vote.
Shtetet e vogla janë të prezantuara më shumë
Presidenti zgjidhet nga përfaqësuesit zgjedhor, por numri i tyre në shtete nuk është proporcional me numrin e banorëve. Shtetet e vogla kanë proporcionalisht më shumë votues se ato më të mëdha. Dhe në këtë mënyrë influencojnë zgjedhjet më shumë. E dyta, shtetet votojnë në bllok për kandidatin i cili ka fituar më së shumti vota dhe jo proporcionalisht me përqindjen që ka fituar, përveç dy shteteve. Votohet sipas sistemit: “the winner takes it all”, pra fituesi i merr të gjitha votat.
Kjo do të thotë se zgjedhjet vendosen në disa shtete. Studiuesit e zgjedhjeve mendojnë se Trumpi do të fitojë në nëntor rreth 9 milionë vota më pak se kundërkandidati i tij. Por do ti mjaftojë të fitojë vetëm votat në Arizona, Florida, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin. Kjo duke i falënderuar sistemit zgjedhor. Të moshuarit dhe sistemi zgjedhor mund të jenë një lëndë shpërthyese për demokracinë në SHBA.
Fraksion.com