Djali i infektuar me koronavirus në Shqipëri prej 26 shkurtit; Manastirliu: Kemi izoluar të gjitha kontaktet e ngushta!
Manastirliu u shpreh se djali i prekur me koronavirus që infektoi edhe babanë ka ardhur në Shqipëri që në datë 26 shkurt.
“Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit.
Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek Infektivi. Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësja situate për çdo skenar që ne e kemi planifikuar. Kam një thirrje për ata që kontaktohen të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të mirën e të afërmve të tyre. Mjekët janë në krye të detyrës ku çdo orë ka përforcim të masave”, tha Manastirliu.
Ndër të tjera, Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, por edhe të kujdesen për higjienën personale.
“Dua të bëj disa thirrje, për qytetarët që të ruajnë qetësinë, ekipet janë në gatishmëri të plotë, edhe Shërbimi Infektiv. Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësaj situate, duke iu përgjigjur të gjitha rasteve. Kam një thirrje për personat që kontaktohen nga ekipet tona, të bashkëpunojnë me to për të mirën e shëndetit të tyre dhe qytetarëve të tjerë. Nuk ka arsye për panik, mjekët, ekspertët janë në krye të detyrës, që nga momenti i konfirmimit të rasteve. Çdo orë ka përforcim të masave, çdo qytetar do informohet për masat që do merren në varësi të situatës dhe shkallës së sigurisë.
Qytetarët, nëse kanë apo ndjejnë simptoma të ngjashme me ato të gripit të telefonojnë në numrin 127. Nga ana tjetër, iu bëj thirrje qytetarëve të mos paraqiten në spital, nëse nuk kanë shenja. Virusi nuk, shpërndahen përmes ajrit, por përmes kontakteve. Është një situatë me të cilën po përballen sistemet e shëndetësisë në të gjithë botën. Nuk jemi imunë, por duhet ruajtur qetësia. Tre drejtimet kryesore janë: freno, vepro dhe lehtëso”, tha ministrja.
Fraksion.com