AktualitetTë fundit

2 të infektuar me koronavirus në Shqipëri; Braçe: Qetësi, vetekontroll, disiplinë

Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëkontroll pas mbërritjes në Shqipëri të koronavirusit.

Braçe thotë se duhet zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, duke nisur nga vetëkarantinimi i atyre që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë dy javëve të fundit, tek higjiena dhe kujdesi për të moshuarit dhe fëmijët.

“Tani duhet qetesi, vetekontroll, disipline per te zbatuar cdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, vendosmëri per te mos lejuar perhapjen kudo!

Çdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje numrin 127; Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite; Pjesa tjeter eshte higjena, higjena, higjena! Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes; Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

Mbroni femijet dhe te moshuarit! Ështe detyre!, shkruan Braçe.

 

Fraksion.com