AktualitetBota+Të fundit

Sanders vazhdon sulmin, Biden paralajmëron kundër prirjeve negative në fushatë

Kandidatët demokratë për garën presidenciale Joe Biden dhe Bernie Sanders po bëjnë fushatë të shtunën, ndërsa përgatiten për një përballje finale në Miçigan e Mizuri dhe të disa shtete të tjera.

Zoti Sanders, i cili deri para pak kohësh kryesonte garën mes demokratëve po zvarritet për sa i takon numrit të delegatëve dhe po kërkon me dëshpërim të rimarrë vrullin e humbur, pas një rritje të fortë të zotit Biden, gjatë të ashtuquajturës “Super e Marta”.

Bernie Sanders (78 vjeç), sulmoi zotin Biden (77 vjeç) në një tubim në Miçigan të shtunën, disa orë pasi zoti Biden paralajmëroi kundër asaj që e quajti “gjakderdhje” apo frymë negative gjatë procesit zgjedhor në parti, duke iu referuar senatorin nga Vermonti dhe demokratit që e ka cilësuar veten socialist.

Zoti Sanders kritikoi ish-Nënpresidentin Biden për votën e tij në mbështetje të luftës në Irak dhe për marrëveshjet tregtare që siç tha ai i ka kushtuar me miliona vende punë amerikaneve përfshirë edhe atyre në Miçigan.

Zoti Sanders kritikoi gjithashtu zotin Biden për mbështetjen që po merr për fushatën e tij nga disa miliarderë.

Senatori Sanders ngriti pyetjen nëse zoti Biden siç tha ai “mund të gjeneronte sa duhet energji e entuziazëm për t’ia dalë ndaj Donald Trumpit”. Megjithatë ai tha se zoti Biden është një mik i tij dhe shtoi se që të dy kishin rënë dakort të mbështenin atë që do të fitonte garën brenda partisë.

Të premten në mbrëmje, zoti Biden tha gjatë një takimi fushate në Bethesta të shtetit të Marilendit se ishte i shqetësuar pasi beteja e tij me zotin Sanders brenda partisë mund të merrte një drejtim të shëmtuar. Nuk mund të lejojmë që gara të shdërrohet në një “gjakderdhje” tha ai duke përdorur një metaforë për drejtimin e mundshëm negativ që mund të marrë gara brenda partisë.
Ne nuk mund të shkatërrojmë partinë dhe të rizgjedhim Trumpin“, tha ai.

Gara mes demokratëve duket se është shdërruar në një garë mes dy burrash, Bidenit e Sandersit. Tulsi Gabbard, një ligjvënëse e Havait, është e vetmja kandidate grua në garë, por pa asnjë mundësi për të fituar.

Zoti Biden dhe zoti Sanders do të përballen të martën në Ajdaho, Misisipi, Mizuri, në shtetin e Washingtonit, Dakotën e Veriut dhe Miçigan.

Fitorja e një numri të madh delegatësh nga ana e zotit Biden në Miçigan do t’i jepte një goditje të fortë shpresave të zoti Sanders për t’u bërë kandidati zyrtar i partisë. Duke shfaqur vrull të vazhdueshëm pas fitores së tij gjatë “Super së Martë”, zyrtarët e fushatës së zotit Biden njoftuan të premten se kishte mbledhur rreth 22 milionë dollarë në pesë ditë.

 

Fraksion.com