AktualitetPolitikëTë fundit

Meta thumbon Ramën: Bënte shumë personale në basketboll, në politikë bën….

Pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit për meshkuj Vllaznia-Tirana presidenti Ilir Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar atë si ish-kryeministër. Meta tha se Rama e bënte shumë personale në lojë dhe shtoi se ai bën më shuë faulle në politikë se në basketboll.

“Ishte ndeshje shumë e bukur. Arrita të kupton edhe unë mirë ku ndodhet basketbolli ynë. Ka nevojë për mbështetje në infrastrukturë. Duhen mbështetur më shumë.

Kishte shumë gra, dhe kjo është një arsye për t`i mbështetur lojërat me dorë. Janë sporte shumë tërheqëse dhe jo përjashtuese, janë pra dhe për djemtë dhe për vajzat. Jam kuqezi, të dyja ekipet ishin në rregullt.

Pastaj të dyja ekipet kanë një të përbashkët, ngjyrën blu. Ishte kënaqësia ime për ti dhuruar buqetë me lule një personaliteti të sportit, Bledar Gjeçaj. Është 7 marsi, është një ditë e veçantë për ta shfrytëzuar për t’u përkulur para mësuesve të edukimit fizik. Puna e tyre duhet të mbështetet.

Unë e respektoj dhe ish-kryeministrin si sportist, megjithëse ai e bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq në politikë bën më shumë faulle se në basketboll”, tha Meta.

 

Fraksion.com