“Meta njeh Voltana Ademin”
Presidenti Ilir Meta ka pritur mjaft i entuziazmuar derbin e basketbollit për meshkuj Vllaznia-Tirana bashkë me kryetaren në ikje të Bashkisë së Shkodrs Voltana Ademi, duke e quajtur atë kryebashkiake.
“Edhe pak minuta për të shijuar derbin Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj, bashkë me Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi. I lumtur të shoh kaq shumë sportdashës!”, shkruan Meta.
Voltana Ademi mori postin e kryebashkiakes nën logon e PD, ndërkohë që mandati i saj përfundoi vitin e kaluar.
Ademi vijon të jetë në detyrë pikërisht për shkak të refuzimit të presidentit për të dekretuar një datë zgjedhjesh për këtë bashki, për shkak se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.
Fraksion.com