Greqi: Shkon në 66 numri i të prekurve nga koronavirusi
Në Greqi numri i personave të prekur me koronavirus ka shkuar në 66.
Ndërkohë në alarm janë edhe mjekët e qytetit të Janinës, pasi është kthyer nga Jerusalemi një grup tjetër turistesh grekë, të cilët deri më tani nuk kanë shfaqur simptoma, por janë këshilluar të rrinë të izoluar në shtëpitë e tyre për 14 ditë, pa u kontaktuar me persona të tjerë.
Organet greke kanë marrë masa shtesë për dezinfektimin e shumë ambienteve publike si metro apo stacione treni, ndërsa shumë shkolla në disa periferi të mëdha të vendit, do vazhdojnë të jenë të mbyllura për një javë akoma.
Ndërkohë reagime të mëdha kanë shkaktuar në qarqet mjekësore dhe mediatike deklaratat e zv/rektorit të Universitetit Aristotelis në Selanik që janë quajtur edhe teori konspiracioni. Duke folur për një televizion lokal ai ka hedhur supozime se virusi në fjalë është i prodhuar në laboratorë, vaksina kundër tij është prodhuar para virusit dhe do të jetë në dispozicion në fund të tetorit.
Fraksion.com