Draft-raporti i Venecias; Meta: “Venecia” e ka shkruajtur Kushtetutën tonë, nuk komentoj
Nga Shkodra ku ndodhej për të ndjekur ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës në basketboll, presidenti Ilir Meta ka folur mbi draft-raportin e komisionit të Venecias.
Kreu i Shteti tha se nuk dëshiron ta komentojë gjatë, pasi ishte konfidencial, por thotë se kjo nuk është çështje e “Vencias”, pasi kjo e fundit e ka shkruar Kushtetutën e Shqipërisë.
“Nuk mendoj se është çështje e Venecias, sepse Venecia e ka shkruajtur Kushtetutën tonë.
Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush të mos dalë mbi ligjin.
Nuk komentoj sepse mbi dokumentin ka konfidencialitet, por unë e kam thënë që më herët që Kushtetutën tonë e ka shkruar vetë Venecia”, tha Meta nga Shkodra.
Fraksion.com