Autoritetet në Arabinë Saudite ndalojnë tre anëtarë të familjes mbretërore
Tre anëtarë të lartë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite, duke përfshirë vëllaun e mbretit, janë arrestuar pa ndonjë spjegim të detajuar.
Arrestimet vijnë pas shtrëngimit të fuqisë së Princit të Kurorës Mohammed bin Salman. Më 2017, dhjetëra figura të rëndësishme të familjes mbretërore ishin ndaluar nga autoritetet pas urdhërit të Princit të Kurorës për arrestimin e tyre.
Mohammed bin Salman,një figurë kontraverse, konsiderohet sundimtar de fakto i mbretërisë, pasi u emërua Princ i Kurorës nga babai i tij më 2016.
Ndalesat e anëtarëve të familjes mbretërore nga autoritetet së pari u bënë publike nga gazeta amerikane Wall Street Journal.
Tre personat e arrestuar janë; vëllau i mbretit Princi Ahmed bin Abdulaziz, ish-Princi i Kurorës, Mohammed bin Nayef dhe një anëtar i tretë i familjes, Princi Naëaf bin Nayef.
Sipas raportimeve, të arrestuarit janë parë si rivalë potencial për Princin e Kurorës, i cili është i pari në linjë për të marrë fronin.
Princi Mohammed bin Salman fitoi përkrahjen ndërkombëtare më 2016 kur premtoi një varg reformash ekonomike dhe sociale në një shtet konservativ. Por, ai u përfshi edhe skandale të shumta përfshirë vrasjen e gazetarit Jamal KHashoggi në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2018, si dhe konfliktin e vazhdueshëm në Jemen.
Fraksion.com