AktualitetTë fundit

Zv.presidenti i PPE: Të hapen negociatat për Shqipërinë, partitë politike të bëjnë kompromise në interes të qytetarëve

“PPE mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe po punon me Vendet e Ulëta, Danimarkën e Francën dhe shpresojmë t’i bindim se është e drejtë hapja e negociatave tani”.

Kështu deklaroi sot në një prononcim për mediet nga Pusteci, zëvendëspresidenti i grupit të Partive Popullore Europiane, Andrey Kovaçev.

Ai tha se “hapja e negociatave duhet të nisë, ndërkohë që duhet të adresohen edhe problemet”.

“Unë nuk mund të komentoj diskutimet e politikës së brendshme dhe mendoj se nuk është puna ime. Interesi i qytetarëve të Shqipërisë është që partitë politike të bëjnë kompromise të brendshme dhe ky është interesi për të gjithë shtetasit e Shqipërisë që të hapen negociatat së shpejti”, tha ai.

Rëndësi ka, vijoi Kovaçev, që Shqipëria të përmbushë kushtet e vëna nga Komisioni i Venecias dhe Bashkimi Europian për lirinë e medies dhe gjithë pikat e tjera.

“Ne presim që negociatat për Shqipërinë të hapen. Ne mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mendojmë se duhet të adresohen problemet, por duhet të fillohet tani me çeljen e negociatave me Shqipërinë”, tha ai.

 

Fraksion.com