Basha: Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhtie kombëtare
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po zbraz vendin duke vrarur shpresat e qytetarëve.
Basha thotë se është koha për të reaguar për atë që ai e quan ‘akt tradhtie kombëtare’. Basha e vë kreun e qeverisë në krye të grafikut të liderëve botërorë, të vendeve që sipas tij kanë aplikimet më të larta për azil.
“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhtie kombëtare!”, shkruan Basha.
Fraksion.com