Paketa Anti ‘KÇK’ fytyra e qeverisë tonë 100%; Rama: Beteja më e skajshme kundër kësaj mortaje që e ka tollovitur Shqipërinë 3 dekada me radhë
“Është tërësisht e vërtetë, paketa Anti KÇK është fytyra e qeverisë tonë 100%. Dhe nga ana tjetër ju siguroj se, shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit pa ditë me shi të asaj vajzës, por pyesin çdo ditë e më shumë për shiun e lotëve të shumëkujt që ka një zë në publik përfshirë dhe juve për ata që jua kanë fshirë diellin nga sytë viktimave të krimit të organizuar.
Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë mijëra vajzave të rrëmbyera, të trafikuara dhe të abuzuara nëpër rrugët e Europës. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë, mijëra prindërve që i shohin fëmijët e tyre të droguar. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë shumë e shumë jetimëve që kanë mbetur pa baballarë, sepse ua kanë vrarë këta, për të cilët zotrote flet për një karabina aty dhe një tufë me dhi andej”.
“Unë nuk jam, dhe e them sinqerisht, aspak i befasuar nga e gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur as më shumë e as më pak, po elita e krimit të organizuar, sapo ne e kemi shpallur betejën më të skajshme kundër kësaj mortjeje që e ka tollovitur Shqipërinë 3 dekada me radhë.
Që e ka tollovitur jetën publike 3 dekada me radhë. Dhe që falë edhe të gjithë horrave dhe hipokritëve me kostum që kanë pasur një mikrofon në dorë e kanë bërë horr Shqipërinë edhe në sytë e shumë njerëzve që shqiptarë nuk janë, po që e ndjekin vendin tonë apo që shkruajnë dhe broçkullisin dhe hedhin helm me kënaqësinë më të madhe për vendin tone”.
Fraksion.com