AktualitetTë fundit

OFL i kërkon Edmond Begos të justifkojë pasurinë

Eduart Nazari, Gentian Çako dhe Mond Bega janë tre subjektet e radhës që vihen në sitën e OFL-së për të deklaruar pasurinë e tyre pas dyshimeve të ngritura se mund të mos i kenë përmes burimeve të ligjshme. 

Edmond Bego, Eduart Nazari dhe Gentian Çako janë tre subjektet e radhës që vihen në sitën e OFL-së për të deklaruar pasurinë e tyre pas dyshimeve të ngritura se mund të mos i kenë përmes burimeve të ligjshme.

Mond Bega, banues në Tiranë, sipas OFL-së është dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

Sipas OFL-së, Eduart Nazari, banues në Berat është arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Gentian Çako, banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.

Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.  Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Më datë 26 prill 2007, Edmond Bego, është dënuar me 27 vjet e 9 muaj heqje lirie nga Gjykata e Torinos- i ulur më pas në 18 vjet e 5 muaj heqje lirie. Në vitin 2009, si pasojë e ligjit të amnistisë së përgjithshme në Itali, dënimi i Begos është ulur me urdhër të Prokurorisë së Torinos në 11 vjet burgim. Bego është hetuar disa herë për pasurinë por në asnjë rast nuk ka pasur një rezultat bllokimi të pasurisë së tij.

 

Fraksion.com