AktualitetPolitikëTë fundit

Meta, takim me homologun bullgar: Bullgaria mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe homologu i tij bullgar, Radev gjenden në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, Ilir Meta falenderoi Radev-in për ndihmën e dhënë pas tërmetit

‘Kontributi i ekipit bullgar ishte mjaft profesional. Kemi biseduar dhe për rritjen e bashkëpunimit në kulturë, sport, arsim, deklaroi Meta.

Nga ana e tij, Radev tha:

‘Bullgaria mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria është gati për të nisur bisedimet për anëtarësim në BE. Bullgaria do të vazhdojë asistencën e nevojshme për Shqipërinë. Diskutuam për lidhjen ajrore mes Tiranës dhe Sofjes.’

Të pyetur mbi situatën në kufirin greko-turk, Meta tha:

‘Të përballohet me dialog me një angazhim të BE-së dhe NATO-s, sepse përveç problemit humanitar kemi të bëjmë dhe të atë të sigurisë. Turqia ka mbajtur një peshë të jashtëzakonshme. Duhen përballuar kostot e këtij operacioni humanitar që vazhdon prej vitesh.’

Ndërsa Radev u përgjigj:

‘Turqia nuk duhet të lihet vetëm, por edhe Greqia duhet të mbrohet pasi ruan kufirin e jashtëm evropian dhe mjeti i duhur është diplomacia. Duhet zgjidhur ky problemi me sigurinë që duhet të zgjidhet dhe atë humanitar që kërkon gjithashtu zgjidhje.’

 

Fraksion.com