“Krimi i organizuar brenda perimetrit të vet”; Rama: Ilir Meta ka arsye të jetojë në një moment, “o sot o kurrë”
Kryeministri Edi Rama tha nga Kuvendi, se për Ilir Metën, këto janë momente deçizive.
“Ilir Meta ka arsye të jetojë në një moment o sot o kurrë. Sot vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithmonë e pafshirë me gomën e pazareve politike kur vjen puna te drejtësia.
Sot gjykatësit e korruptuar nuk janë garanci, por janë dhe do të jenë në hallin e tyre. Sepse sot është marrë një vendim ekstrem për t’i dhënë një dërrme krimit të organizuar. Unë po ju them kaq, doni nuk doni ju krimin e organizuar ne do ta fusim brenda perimetër të vet”, tha Rama.
“Italia e zbythi mafien ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, këtu në 2020 çohen autoritetet publike e shtetërore si ai që rrinë majë të piramidës e kërkon revolucione e takonsiderojnë mëkat të qeverisë, një mëkat aq të madh sa jepet si prova kuptimplotë e përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri”, vijoi Rama.
Fraksion.com