AktualitetPolitikëTë fundit

“Krim kombëtar”; Hajdari: Krizë e orkestruar për të mbrojtur pasuritë e tyre

“Në momentin kur hapja e negociatave të Shqipërisë me BE është më pranë se kurrë, pazarxhinjtë e politikës tonë të vjetruar me një dashakeqësi të qëllimshme të kalkuluar me kujdes, orkestrojnë krizën e radhës duke na turpëruar para partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha sot kryetarja e grupit parlamentar të opozitës, Rudina Hajdari , duke diskutuar në Kuvend për raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Hajdari tha se “këta bashkërisht luajnë pin-pong me fatin e vendit tonë, me të ardhmen e shqiptarëve vetëm e vetëm që të vonojnë fillimi e bisedimeve, vetëm e vetëm që të mbrojnë interesat e tyre personale dhe prishur të ardhmen e fëmijëve tanë që duan të jenë si moshatarët e tyre europian”.

“Kjo i tejkalon përmasat e një krimi kombëtar. Në vend që të bëhemi bashkë, të ishim avangardë të reformave që na kërkon BE, ata janë bllokuesit kryesorë të afrimit me Europën, ata e dinë shumë mirë që reformat prekin interesat e tyre personale, financiare. Reformat madhore si ajo e drejtësisë, zgjedhore, që prekin sistemin, trondit këta politikanë, këtë makineri politike të ndryshkur e të kalbur që rëndon mbi kokat e shqiptarëve”, theksoi ajo.

Hajdari tha sot se kriza politika ka penguar integrimin europian të Shqipërisë.

“Ne kemi insistuar për një qasje gjithëpërfshirëse,qasje me një  vizion afatgjatë sepse besojmë se kur vjen puna tek integrimi europian të gjithë duhet të jemi bllok i bashkuar në shërbim të interesave strategjike kombëtare të Shqipërisë”, tha ajo.

Po ashtu Hajdari shtoi se “ne duhet të jemi në shërbim të shqiptarëve tanë që presin prej nesh që procesi i integrimit të eci përpara, ndaj në çdo takim të këshillit europian e kam shfrytëzuar duke biseduar më të gjitha institucioneve përkatëse, jam munduar të jem epiqendra e bisedimeve ndërinstitucionale, faktorëve politikë dhe shoqërinë civilë, botën akademike si dhe me grupit e ndryshme të interesit që kanë një kontribut të veçantë dhe është për tu vlerësuar në këtë këshillë. Në këtë Këshillë, politikanët duhet të dëgjojnë dhe të marrin sugjerime nga përfaqësuesit e shoqërisë shqiptare. Mendoj se kjo përqasje do t’i shërbente adresimit të prioriteteve të Bashkimit Europian”, tha ajo.

 

Fraksion.com