AktualitetTë fundit

Gruaja në Korçë nuk vdiq nga koronavirusi

Gruaja 50 vjeçe, e cila humbi jetën në Korçë nuk vdiq nga koronavirusi, por nga gripi. Kjo u konfirmua nga task forca, pas analizave të kryera në laboratorin e posaçëm të ISHP.

Eugena Tomini tha se “Rasti i Korçës ishte rast kompleks, i komplikuar me edem pulmonare, testuar nga laboratori i virologjisë dhe ka rezultuar pozitiv. I testuar edhe për covid rezultoi negativ”.

Çdo ditë në Shqipëri po testohen raste të reja, të dyshuar si të prekur nga koronavirusi, megjithëse deri tani nuk ka ende një rast të evidentuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të tesuara ka shkuar në 50. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë”, tha Tomini.

Nuk kanë munguar as telefonatat në numrin 127 për të kërkuar ndihmë.

“Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1472 thirrje, nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore”.

Qytetaret u rekomanduan që të vetëkarantinohen nëse kanë udhëtuar në vendet e prekura apo nëse kanë takuar një person që dyshohet se është i sëmurë me këtë virus.

 

Fraksion.com