AktualitetTë fundit

Studentja krah Metës në tubim, vajza e gjyqtarit të përfolur në Durrës

Oneda Skënderi, studentja që u shfaq krah Presidentit të Republikës Ilir Meta në manifestimin e 2 marsit në Tiranë, është vajza e Gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi.

Nga verifikimet e “Shqiptarja.com” u konstatua se 21-vjeçaria e prezantuar me shumë bujë nga Ilir Meta, si aktiviste dhe mbrojtëse e të drejtave të studentëve, është vajza e Gjyqtarit të Durrësit Vladimir Skënderi.

Skënderi është përfolur shumë për vendimin në çështjen e ish-hotel Vollga në Durrës, vendim i cili më pas u bë objekt hetimi për prokurorinë e Tiranës, e cila më pas konkludoi në përfundimin e pushimit të çështjes penale ndaj Skënderit dhe dy kolegëve të tij në Durrës.

Oneda fillimisht u bë e njohur në protestën e studentëve, të cilën e përmendi edhe në fjalimin e ditës së hënë.

Ajo deklaroi në shesh se kishte dalë në manifestim të mbrojë vendin si një idealiste.

Vajza studion në Fakultetin e Drejtësisë.

 

Fraksion.com