AktualitetBota+Të fundit

Netanyahu nuk siguron shumicën në parlament

Blloku i krahut të djathtë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut duket se ka dështuar të sigurojë shumicën në parlament, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura të hënën.

Pas 99 për qind të votave të numëruara, Partia Likud e Netanyahut pritet të fitojë 36 ulëse, derisa partitë aleate fetare 22 ulëse tjera.

Ky rezultat nënkupton se atyre iu mungojnë tri ulëse për të pasur shumicën në parlamentin me 120 deputetë.

Partia rivale e Netanyahut, Blu dhe Bardhë, parashikohet se do të fitojë 33 ulëse.

Të hënën janë mbajtur zgjedhjet e treta në Izrael në më pak se një vit.

Anjëri prej liderëve të partive nuk ka arritur të fitojë shumicën as në dy proceset e kaluara zgjedhore.

Netanyahu, 70-vjeçar, është kryeministri që ka qëndruar më së gjati në pushtet në Izreal.

Ai është duke synuar të fitojë një mandat të pestë, pasi ka qenë në pushtet nga viti 1996 deri më 1999 dhe sërish nga viti 2009.

Përgjatë fushatës, ai e ka prezantuar veten si kandidatin e vetëm që mund të garantojë sigurinë e shtetit, pavarësisht pse do të përballet me gjyq, pas akuzave për korrupsion, të cilat ai i konsideruar të motivuara politikisht.

 

Fraksion.com