AktualitetTë fundit

“Lajmet e rreme për koronavirusin”; Drejtori i OBSH-së në Tiranë: Përgëzojmë qeverinë për transparencën

Drejtori i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzales u shpreh se duhet të shmangen lajmet e rreme lidhur me koronavirusin, pasi sipas tij, institucionet dhe ekspertët e certifikuar ndërkombëtarisht janë të angazhuar në këtë situatë.

Në takimin e Task-Forcës, Raul Gonzales  ka vlerësuar masat e marra nga Shqipëria.
“Pse nuk ka raste në Shqipëri? Ne si OBSH ju themi se duhet të besoni institucionet. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe e përgëzojmë për transparencën, tha ai.

“Ajo që do t’iu kërkoja është që të keni besim tek kapacitetet, ekspertët në një pjesë të mirë të tyre janë edhe certifikuar ndërkombëtarisht. Sapo jam kthyer nga vendi im Spanja dhe dua  t’iu them që para dy javësh ne jemi hasur me raste të personave me koronavirus. Por pse ndodh që në Shqipëri nuk ka asnjë rast. Ne jemi akoma duke mësuar, kjo është diçka e re për ne”, tha ai.

Gonzales tha se “personat që u zbuluan në vendim tim, nuk kishin udhëtuar, nuk kishin qenë ne Itali dhe as nuk kishin patur kontakte me këto vende ku rastet kanë qenë më të shpeshta”.

“Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është edhe informimi. Kemi mediet sot këtu dhe jam shumë i lumtur që ndodhen këtu. Elementi  kyç është informimi i duhur dhe shmangia e keqinformimit. Keqinformimi dhe fake news është problem në botë. Duhet të shohim dhe të kemi besim tek bashkëpunimi i organizatave  të ndryshme, organeve qeveritare dhe institucioneve tona. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme sepse i bën keq jo vetëm shëndetit tonë, por edhe ekonomisë së vendit”, -u shpreh ai.

 

Fraksion.com