“Korrupsion tek funksionarët e drejtësisë”; Hetimet për Henri Çilin regjistrohen në SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit (SPAK) dhe korrupsionit regjistron zyrtarisht dosjen ‘’Mezhgoran’’ e transferuar nga Përmeti për botuesin Henri Çili dhe pjesëtarët e tjerë të dyshuar për korrupsion në sistemin e drejtësisë.
Të dielën Gjykata e Përmetit shpalli moskompetencën për një pjesë të kësaj dosje, ndërsa dyshimet për përfshirje dhe ndikim tek funksionarët e drejtësisë për të gjykuar me përparësi dosjen e vëllezërve Aliko dhe Feti Yzeirajt do të hetohen tashmë nga SPAK.
Burime nga SPAK bënë me dije se brenda javës së ardhshme do të ribëhen masat e sigurisë për të proceduarit në këtë hetim mes tyre dhe ajo për botuesin Henri Çili.
Fraksion.com