Helmohen mbi 30 nxënës në gjimnazin ‘Janaq Killica’ në Fier, kaos në ambientet e Spitalit
Helmohen sërish nxënësit në gjimnazin “Janaq Killica”.
Mbi 30 nxënës janë dërguar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore me anë të 6 autoambulancave. Transporti i tyre është bërë edhe me anë të makinave private. Spitali është mbushur me nxënës të shumtë por edhe me familjarë të tyre, duke krijuar një situatë kaotike.
Nxënësit kanë mbërritur në spital me marrje mendsh, të vjella, ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur shkaku i helmimit.
Një situatë e ngjashme ndodhi rreth një javë më parë në të njëjtën shkollë, ku u tha se helmimi kishte ardhur nga një eskperiment kimie.
Si pasojë e helmimit të një numri të madh nxënësit në gjimnazin Janaq Killica në Fier, është krijuar një situatë kaotike në spitalin rajonal të Fierit. Prindërit e nxënësve të helmuar kanë mbërritur në spital bashkë me fëmijët e tyre, duke kërkuar të futen në ambientet e brendshme të spitalit. Forcat e Policisë janë përpjekur të neutralizojnë situatën.
Fraksion.com