AktualitetDialogKosovaTë fundit

Grenell do ta lë postin e ambasadorit në Gjermani, mbetet vetëm emisar për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të japë dorëheqje nga posti i tij si ambasador në Gjermani. Pasardhësi i Grenell si ambasador i SHBA-së në Gjermani pritet të jetë John Ratcliffe

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter nga gazetarja e ‘Bloomberg’, Jennifer Jacobs.

“Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell, e ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se ai do të japë dorëheqje nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani sapo John Ratcliffe të konfirmohet nga Senati në këtë pozitë”, ka shkruasr Jacobs.

Ndërkaq postimin e Jacobs në Twitter, e ka shpërndarë edhe djali i presidentit Trump, i cili e ka falënderuar Grenellin për kontributin e tij.

Derisa ishte ambasador në Gjermani, Grenell ishte emëruar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për bisedimet Kosovë – Serbi.

 

Fraksion.com