AktualitetPolitikëTë fundit

“Freedom House”; Basha: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit

Raporti i organizatës Freedom House, thotë se bota për të 14-in vit radhazi përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile.

Lidhur me këtë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter shkruan se   “Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira”

Fraksion.com