Dalin fotot: Meta drekon me Altin Hajrin në Vilën luksoze që u sekuestrua nga OFL
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ndaj deklaratës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili ndër të tjera u shpreh se: uroj që sjelljet e fundit të presidentit të mos jenë rezultat i veprimit të OFL që po sekuestron pasurinë e kriminelëve.
Reagimit të Tedi Blushit i është përgjigjur Besian Ajazi, Këshilltari për Media i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS. Ajazi ka publikuar një foto ku presidenti Meta drekon me Altin Hajrin në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kri minal “Hajri”.
Postimi i plotë:
Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe keqpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan. Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër.
P.s. Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri”.
Besian Ajazi – Këshilltar për Media i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS.
Fraksion.com