Balla: Meta i vjen anash Parlamentit sepse është një person nën hetim
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha sot se Presidenti Meta nuk mund të shpërbëjë Parlamentin. Balla sqaroi se Shqipëria është një Republikë Parlamentare dhe si e tillë është Parlamenti ai që mund ta shkarkojë Presidentin, dhe që Presidenti s’mund të shpërndajë Parlamentin.
Ndërkohë Meta gjatë manifestimit të 2 marsit tha se mazhoranca ka dy javë kohë për të rishikuar ndryshimet kushtetuese në ligjin për Gjykatën Kushtetuese (GJK), të miratuara kohët e fundit.
Por Balla tha se ky dekret do të shqyrtohet siç e parashikon Kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit.
“Di që Kuvendi vepron gjithmonë në rrugë insitucionale, sipas rregullave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kushtetutës. Nëse njoftohemi zyrtarisht, pra rregullorja thotë se në senacën më të parë kryetari njofton dektretin dhe ka një procedure 4 javore për shqyrtim, do ta shqyrtojmë. Shpresoj të ketë argumenta dhe jo gjuhë rruge në atë dekret. Dhe më pas në seancë plenarë të shprehemi me votë edhe pse dua të bashkëndaj qëndrimin se jam i bindur se ato ndryshime të kryera nga Kuvendi janë ndryshime që kanë dhe përmbajnë mekanizma të domosdoshëm kur zyra të shtetit uzurpohen nga njerëz që sjellin histori të vjetra të uzurpimi. Unë nuk përgjigjem me emociane por me respekt dhe drejtësi për sa i përket qasjes që kemi kundrejt Kushtetutës. Do ta shqyrtojmë dektretin dhe shpresojmë që aty të gjejmë argumente”, tha Balla.
Fraksion.com