A është e nominuar Mimoza Kusari për ambasadore në Amerikë?
Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari – Lila ka shuar zërat se ajo mund të jetë e nominuar për ambasadore të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deputetja e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk është e interesuar dhe nuk planifikon që në këtë periudhë kohore të angazhohet në shërbim diplomatik.

Ajo thekson se, vazhdon të udhëheq Alternativën dhe është deputete në grupin Parlamentar të Vetëvendosjes si dhe shërben në dy Komisione Parlamentar.
Reagimi i plotë:
Pas publikimit të mesazhit tim urues për punën e kryer me dinjitet drejtuar Ambasadores së Republikës së Kosovës në SHBA, znj. Vlora Çitaku, u krijua një përshtypje dhe filloi të merret si i mirëqenë fakti, se unë jam e nominuara e radhës për postin e Ambasadores së Kosovës në SHBA.
Për hit të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj publikut, unë ju informoj se NUK jam e Nominuar për Ambasadore në SHBA dhe nuk nuk planifikoj shërbimin diplomatik në këtë periudhë të angazhimit tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Unë vazhdoj të udhëheq subjektin Alternativa, jam deputete në grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në Kuvend shërbej në dy Komisione Parlamenta në cilësinë e anëtares: Komisionin për Buxhet dhe Transfere dhe Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ku jap kontributin tim profesional për fushat shumë të rendësishme të jetës së qytetarëve të Kosovës.
E Juaja,
Mimoza Kusari-Lila
Fraksion.com