AktualitetBota+Të fundit

Shkon në 2945 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë sot është rritur në 2,945, bëri të ditur Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së këtij vendi.

Komisioni tha se 31 persona tjerë vdiqën në 24 orët e fundit ndërsa 125 raste të reja u zbuluan nga autoritetet, me numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara që tani tejkalojnë 80,000.

Të gjitha vdekjet e fundit ndodhën në epiqendrën e shpërthimit, provincën Hubei.

Së paku 40,651 persona aktualisht janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar arrin në 47.204.

Jashtë Kinës, ka 100 raste të regjistruara në Hong Kong.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 30 vende të tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

 

Fraksion.com