AktualitetBota+Të fundit

Iran, 23 deputetë të prekur nga koronavirusi; Shkon në 77 numri i të vdekurve

Zv/kryeparlamentari iranian tha sot se  23 deputetë iranianë kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Ndërsa numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran ka shkuar në 77, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zv/ministri i Shëndetësisë, Alireza Raisi tha se 11 persona tjerë vdiqën nga sëmundja pasi 835 raste të reja u raportuan në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në më shumë se 2.300.

Ai tha se shumica e rasteve të reja janë zbuluar në kryeqytetin iranian Teheran si dhe në Qom dhe Ghilan.

Raisi tha se 435 pacientë të infektuar me koronavirus u trajtuan me sukses dhe u larguan nga spitalet në të gjithë vendin.

Numri përgjithshëm i të vdekurve në të gjithë botën nga Covid-19 ka arritur në 3.044 ndërsa numri i të prekurve në më shumë se 89 mijë persona.

 

Fraksion.com