Basha diskutim me të rinjtë për ligjin e Arsimit të Lartë
“Ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë, rritja e financimit, autonomia e universiteteve si dhe futja e trajnimit dual”, ishin problematikat që diskutoi sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me të rinjtë e pranë Universiteti Politeknike në Tiranë.
Basha në bashkëbisedim me studentët tha se rritjen e financimit për studentët që vijnë nga familje në nevojë.
“Rritje e financimit parakusht; pa rritur e financimit asgjë nuk arrihet. Ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë, sepse mund të rrisësh financimin por në qoftë se gjithçka kontrollohet me dorë të hekurt nga qendra, në qoftë se për gjithçka duhet marrë leje në Ministri të Arsimit, atëherë nuk jemi kurrkund”, tha ai.
Po ashtu Basha tha se “duhet patjetër ta lidhim universitetin me tregun e punës. Dhe rruga klasike është kjo e trajnimit, e praktikës; e praktikës gjatë procesit mësimor dhe e praktikës në fund të diplomimit, në fund të Bachelor-it apo në fund të Master-it. Por duhet të ndodhë në një mënyrë që t’i lidhë të tre komponentët kryesore të shoqërisë: botën akademike; universitetet, studentët, pedagogët; tregun, sipërmarrjen dhe qeverisjen, politikëbërësit”.
“Duhet të fitohet autonomia e universiteteve, e fakulteteve e katedrale dhe natyrisht kjo do të thotë edhe përgjegjësi, dhe për këtë edhe roli juaj si studentë është shumë i rëndësishëm; për transparencën, për cilësinë e mësimdhënies. Futja e sistemit të trajnimit dual, me rritjen e praktikës dhe me praktikën në fund të studimeve. Këto janë tre hapa konkretë, sigurisht plani është më i detajuar të cilat e sjellin arsimin e lartë shqiptar në parametra evropian. Asnjë fëmijë shqiptari nuk duhet të privohet nga arsimi dhe nga arsimi me cilësi, për shkak të pamundësisë ekonomike të prindërve, kjo është e para”, tha ai.
Basha tha se “se si mund të pretendojë një shoqëri, një komb të ecë përpara kur nuk investon tek truri i saj, tek e ardhmja e saj që është rinia studentore dhe rinia në tërësi, ky është një paradoks apo themi një dështim i përmasave gjigante. Por edhe një herë ju them, me të vërtetë ju them që është një vend jo me mundësi të mëdha por nuk është i varfër, është vend i vjedhur jo i varfër. Patjetër t’i japim një hov, nuk mund të rrihet më kështu”.
Fraksion.com