Urdhrohet shefi i Komisariatit të Vorës: Të arrestohet Agim Kajmaku
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi i ka kërkuar shefit të Komisariatit të Vorës që të arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku.
Urdhri i Jaupit ka ardhur pas disa takimeve që ai ka pasur me shefa të Komisariateve në qarkun e Tiranës, ku ka kërkuar shtimin e forcave për arrestimin e të gjithë personave të shpallur në kërkim
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi dje se Kajmaku lëviz i lirë nëpër Tiranë dhe për këtë ka mbështetjen e Ramës.
Kajmaku vijon të jetë në kërkim prej nëntorit të vitit të kaluar, për shkak se akuzohet se vijoi detyrën si kryebashkiak edhe pasi KQZ e shkarkoi.
Shkarkimi i Kajmakut erdhi pasi kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënim në Greqi në vitin 2003, i cili u denoncua fillimisht nga PD.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për tre vepra penale: ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.
Fraksion.com