Tubimi në Bulevard: Presidenti Meta ka dy orë lejë nga policia
Policia e Shtetit i ka dhënë leje Presidentit Ilir Meta që të zhvillojë tubimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasditen e sotme për 2 orë, nga 17:00 deri në 19:00.
Edhe pse Kreu i Shtetit u shpreh se i kërkoi drejtuesve të policisë sa më pak efektivë, pasi do t’i mbrojnë vetë institucionet me aktivistë, policia ka marrë masat.
Për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve do të jenë në dispozicion rreth një mijë efektivë nga rrethet, por edhe FNSH-së e RENEA-s.
Kontrollet për hyrjet në pikat kufitare kanë nisur që mbrëmjen e djeshme, ndërsa pak orë para tubimit do të nisë edhe kufizimi i qarkullimit në makinave në bulevard.
Fraksion.com