Shkon në 2.914 numri i të vdekurve në Kinë nga koronavirusi
Numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit (Covid-19) në Kinë u rrit në 2.914, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.
Ndërkohë 42 persona të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit, ndërsa 202 raste të reja u zbuluan nga autoritetet, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara afër 80.000.
Të gjitha vdekjet e fundit kanë ndodhur në qendrën e shpërthimit, provincën Hubei.
Afro 46.200 njerëz janë aktualisht nën kujdes mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar nga spitali arrin në 44.462.
Jashtë Kinës janë konfirmuar 98 raste të regjistruara në Hong Kong dhe 10 në Macau.
Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, është përhapur në më shumë se 30 vende të tjera, përfshirë SHBA, Britani, Singapor, Francë, Rusi, Spanjë dhe Indi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila shpërthimin tashmë e ka shpallur urgjencë ndërkombëtare të shëndetit, të premten ka ngritur nivelin e alarmit global të koronavirusit nga ” të lartë” në “shumë të lartë”.
Fraksion.com