“Rindërtimi do hapë vende pune”; Rama: Ekselentët e kanë vendin në shtet
Rindërtimi dhe vendet e reja të punës nga ky proces ishte çështja e dytë tek e cila u ndal kryeministri Edi Rama në parlament.
Një thirrje e të hapur për të gjithë ata që duan punë e kanë njohuri për ndërtimin. Sfidë e këtij procesi, është nevoja e madhe për punonjës, do hapen shumë vende pune. Ne nga një anë jemi të përgatitur për trajnime, nga ana tjetër jemi të sfiduar nga fakti se ka shumë vende pune që do mbeten bosh, nga ata që ankohen se duan punë shteti.
Dua të bëj me dije se qeveria do bëjë një marrëveshje për një pagë mesatare për kompanitë ndërtuese. Nuk do pranojmë pagën e tanishme, paga do jetë e imponuar nga qeveria dhe do jetë mbi pagën mesatare që është sot bashkë me sigurimet. Tani do u japim mundësi kompanive që të rekrutojnë të huaj, nëse do jetë e nevojshme”, tha Rama.
E ndërsa referuar atyre që kërkojnë punë në shtet Rama tha: “Puna në shtet është një punë që i është lënë studentëve ekselentë, apo të atyre që vijnë nga eksperienca të tjera të suksesshme. Ata që vijnë në administratë me nota ekselentë e kanë derën e hapur. Në këtë proces duam që jo thjesht të riparojmë dëmet e tërmetit, por të bëjmë kapërcim të rëndësishme për ekonominë e vendit”.
Fraksion.com