Nuk i bën dot ballë një tërmeti tjetër; “Sami Frashëri” do të ndërtohet nga e para
Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, nuk e përballon dot një tërmet tjetër, pas atij të 26 nëntorit të vitit të shkuar.
Ndërtesa e ndërtuar që në vitet ’60, është boshatisur dhe 1450 nxënësit janë shpërndarë në dy shkolla të tjera.
Sipas ekspertëve të Institutit të Ndërtimit, tërmeti i 21 shtatorit, si dhe tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në strukturën mbajtëse.
Për këtë arsye ata kanë dalë në përfundimin se shkolla, do të rindërtohet nga e para.
Bashkia e Tiranës njofton se ka vendosur rindërtimin e shkollës, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për nxënësit e saj.
Pas rindërtimit, shkolla pritet të funksionojë si një shkollë me një turn.
Fraksion.com