AktualitetRajoniTë fundit

Ministri grek: Nuk ka nevojë as për panik as për vetëkënaqësi për koronavirusinD-19

Nuk ka nevojë për panik, por edhe vetëkënaqësi, deklaroi ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias pas një vizite në një spital, ku ndodhen pacientë me raste të dyshuara të COVID-19.

Ministri vuri në dukje se qytetarët duhet të marrin përgjegjësi personale për mirëqenien e tyre dhe të ndjekin në mënyrë rigoroze këshillat nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (NOPH).

‘’Lani duart shpesh, shmangni turmat dhe menjëherë informoni NOPH për këshilla në rastin e njerëzve të cilët kohët e fundit kanë udhëtuar në zona të prekura në Itali ose kanë qenë në kontakt me një rast të konfirmuar të koronavirusit të ri’’, shtoi ai.

Lidhur me shtatë rastet e virusit të konfirmuara deri tani në Greqi, ai tha se të gjithë këta pacientë ishin në gjendje të shkëlqyer dhe kishin zhvilluar vetëm simptoma të buta.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com