Meta pret në takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë, z.Gordan Grlić Radman.
Presidenti Meta e falenderoi për ndihmën kroate pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Duke e uruar Kroacinë në kryesimin e Këshillit të BE-së, Presidenti Meta theksoi se 9 kushtet e Bundestagut janë tregues i krizës ku ndodhet sot Shqipëria, dhe udhërrëfyes për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
“Mesazhi i përforcuar i Bundestagut vetëm pak ditë më parë ishte: Një vend kandidat duhet medoemos të ketë një sistem funksional të kontrollit dhe balancës dhe zbatimi i prioriteteve duhet të bëhet në përputhje të plotë me çdo parashikim kushtetues.”, u shpreh gjatë takimit Presidenti Meta.
Fraksion.com