AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi: 3000 të vdekur në të gjithë botën

Tashmë ka shkuar mbi  3000 numri i njerëzve që kanë ndërruar jetë në të gjithë botën nga koronavirusi.

Ndërkohë Kina raportoi 42 vdekje të tjera.

Më shumë se 90% e vdekjeve totale janë në Hubei, provinca kineze ku virusi u shfaq në fund të vitit të kaluar.

Por ka pasur edhe vdekje në 10 vende të tjera, përfshirë më shumë se 50 në Iran dhe më shumë se 30 në Itali.

Në të gjithë botën, ka pothuajse 90,000 raste të infektuar nga koronavirusi.

Por shumica e pacientëve kanë vetëm simptoma të buta, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetit të Dielën, dhe shkalla e vdekjes duket të jetë midis 2% dhe 5%.

Për krahasim, gripi sezonal ka një vdekshmëri mesatare prej rreth 0,1%, por është shumë infektiv me deri në 400,000 njerëz që vdesin prej tij çdo vit.

Lloje të tjera të koronavirusit, të tilla si Sindroma e Rënda Akute e frymëmarrjes (SARS) dhe Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), kanë nivele shumë më të larta të vdekjes sesa Covid-19.

 

Fraksion.com