AktualitetPolitikëTë fundit

“Këta janë pushtetuta”; Koçi: Meta është bashkuar me antishtetin e Saliut për të rrëzuar Kushtetutën

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sot lidhur me manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta.

Koçi shprehet “këtë Kushtetutë mezi e kam shpëtuar në 22 nëntor të vitit 1998 nga të gjithë barbarët antishtet të Sali Berishës”.

Koçi ka shtuar se Meta është bashkuar me PD-në për të rrëzuar Kushtetutën.

“Meta e ka pasion të sillet si çun problematik në politikë. Këta nuk janë Kushtetuta! Këta janë pushtetuta! Këtë Kushtetutë mezi e kam shpëtuar nga barbarët antishtet të Saliut në 22 nëntor 1998, kur drejtoja Rendin. Meta është bashkuar me antishtetin për ta rrëzuar!” thekson ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com