Fundi i Metës njësoj si i Ramiz Alisë, u mbyll me protestën e 2 korrikut!
Nga Kreshnik Spahiu
Diktatorët përpara se të burgosen, vriten apo të përmbysen me dhunë, kryejnë ritualin e tyre të fundit:
1- Mbledhin popullin në shesh
2- Hedhin slogane patriotike dhe lën testamet nacionalist Kështu verpoi Milosheviç, Kështu veproi Çaushesku, Kështu veproi Gadafi, Kështu veproi Sadam Husein, Kështu veproi Ramiz Alia.
Mitingu i fundit i diktatorit komunist u krye në pasditen e 2 Korrikut (30 vjet më parë 1990) Mijëra shqiptarë kishin kaluar kangjellat dhe ishin futur në ambasada duke kërkuar azil politik. Shërbimet sekrete të huaja po përgatisnin hapjen e dyerve për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ishulli i vogël komunist në Ballkan kishte mbetur i fundit që nuk po rrëzonte sistemin. Ramiz Alia kishte në fakt 5 vjet që drejtonte Shqipërinë pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ramiz Alia kishte shumë më pak kohë në drejtim, krahasuar me Ilir Metën që ka 30 vjet në 30 poste (Kryeministër, deputet, ministër, zv/kryeministër, kryetar parlamenti, President etj) Gruaja e Ramizë Alisë pra e diktatorit të fundit ishte pasive dhe anonime madje sot askush nuk ja di emrin.
Ndërsa Monika zonja e parë e shtetit të Ilir Metës është lidere e opozitës! Fëmijët e Ramiz Alisë jetojnë sot në apartament 2 dhoma dhe një kuzhinë te shallavaret dhe nuk krahasohen me pallatet dhe vilat e familjes Meta. Sot në asnjë shetet të botës nga Afrika në Azi nuk njihet qoftë edhe një rast që burri të jetë President i shtetit dhe gruaja kryetare e opozitës. Njeriu që u akuzua nga Sali Berisha për vjedhjen e thesarit të shtetit dhe po nga Berisha për vrasje me pagesë sot po mbush sheshet me njerzit e Berishës. Nuk i ka bashkuar as kushtetuta dhe as populli.
Thjesht i bashkoi koha dhe fundi i ciklit politik 30 vjeçar. Të dy duan ta ndalin kapitullin dhe evolucionin historik, në të njëjtën mënyrë si Ramiz Alia kur mbushi sheshin Skëndwrbe me hordhitë e tij kundër ambasadave dhe kapitalizmit. Sot Ilir Meta po kopjon idhullin e tij komunist pikërisht atje ku ne 30 vite më parë nuk “vram” dot as baballarët dhe as kopilat e tyre! Llumi i kombit po derdhet si jashtqitje popullore sot në bulevardin e dëshmorve që u la me gjak kundër Ilir Metës!
Ai nuk u votua nga populli por nga Edi Rama e për këtë arsye, sot në shesh nuk ndodhet asnjë dipolmat i huaj, ndryshe nga Presidenti rumun i cili në kauzën e tij u mbështet nga gjithë perëndimi. Sot po perëndon i shkëlqimi i “yllit” të fundit komunist që u zvarrit si zvarranik edhe 30 vjet në tokën e shqiponjave!
Fraksion.com