Francë: Reforma e pensioneve me dekret
Asambleja Kombëtare e Francës debatoi për dy javë pa arritur të vendosë. Tani reforma që ka ngjallur debate do të zbatohet pa votim parlamentar. Një klauzolë kushtetuese e bën të mundur këtë.
Sindikatat po e kundërshtojnë me ashpërsi reformën. Për një çerek viti, ato organizuan greva dhe demonstrata mbarëkombëtare, në disa prej të cilave pati përleshje të dhunshme me policinë. Trafiku lokal dhe ai i distancave të gjata u paralizua për gati shtatë javë si protestë. Hekurudhat franceze SNCF hynë thellë në borxhe për shkak të grevave para ndërrimit të vitit.
Në sistemin e vjetëruar të pensioneve në Francë ekzistojnë më shumë se 40 fonde të ndryshme pensionesh. Mosha e pensionit dhe përfitimet e pensionit në to ndryshojnë. Për shembull, punonjësit e hekurudhave mund të dalin në pension shumë më herët se punonjësit e tjerë. Presidenti Macron e konsideron sistemin të padrejtë dhe shumë të shtrenjtë. Ai dëshiron të kalojë në sistemin ku mblidhen pikë për pensionin, të cilat duhet të vlejnë në mënyrë të barabartë për të
Po të mos paraqesë opozita votë mosbesimi kundër dekretit, reforma pranohet automatikisht. Në maj 2006, Presidenti i atëhershëm socialist François Hollande e përdori për herë të fundit këtë klauzolë kushtetuese për të imponuar reformën e diskutueshme të tregut të punës.
Fraksion.com