AktualitetBota+Të fundit

Biden shënon fitore të rëndësishme në Karolinën e Jugut

Ish Nënpresidenti Joe Biden ka fituar zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut, një fitore e rërndësishme në garën për të marrë emërimin e emërimin Partisë Demokrate. Zoti Biden thotë se ai mund të krijojë një koalicion kombëtar për të mposhtur Presidentin Donald Trump, por ai përballet me konkurrencë të fortë në zgjedhjet paraprake në 14 shtete këtë javë, që njihet si Super e Marta. Gara po forcohet pasi biznesmeni Tom Steyer u tërhoq nga gara të Shtunën vonë.

Një fitore në Karolinën e Jugut për ish-Nënpresidentin Joe Biden, pas paraqitjeve të dobëta në Ajova, Nju Hampshir dhe Nevada.

“Fal të gjithë juve, zemrës së Partisë Demokrate, ne fituam, shënuam një fitore të madhe për shkak të angazhimit tuaj”.

Zoti Biden falënderoi ligjvënësin Jim Clyburn, mbështetja e të cilit ishte vendimtare për të fituar votat e shumë demokratë afrikano-amerikanë të shtetit.

Bernie Sanders doli i dyti me një diferencë të madhe votash, megjithatë ai është epërsi për nga numri i delegatëve të nevojshëm për të marrë emërimin. Ai e uroi zotin Biden për fitoren.

“Shumë shtete do të mbajnë zgjedhjet paraprake, ne nuk fituam në Karolinën e Jugut dhe kjo nuk do të jetë humbja e vetme. Ka shumë shtete të tjera në këtë vend. Askush nuk i fiton të gjitha shtetet”.

Ish-kryebashkiaku i South Bendit Pete Buttigieg thotë se ai ka në plan ta vazhdojë garën.

“Jam krenar për votat që morëm dhe jam i vendosur të fitoj çdo votë në zgjedhjet e tjera”.

Në mendjen e disa votuesve ishte koronavirusi.

“Administrata e Presidentit Trump dështoi të vepronte dhe tani tronditja ka mbërritur. Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën edhe këtu në Shtetet e Bashkuara”, tha kandidatja për Presidente, Ezizabeth Warren.

Biznesmeni Tom Steyer u tërhoq nga gara.

“E kam thënë se nëse nuk shoh një rrugë drejt fitores do ta pezulloja fushtatën time. Dhe sinqerisht nuk po e shoh një rrugë që mund të më çonte drejt fitores së zgjedhjeve presidenciale”.

Senatorja Amy Klobuchar thotë se është e gatshme për garat e ardhshme.

“Ata menduan se nuk do ta kaloja verën e vitit të kaluar dhe më pas se nuk do kualifikohesha për debatet, por ja ku jam, në rrugën drejt “Super të Martës”.

Një emër i ri do të jetë në fletëvotime të martën, kur demokratët në 14 shtete do të zgjedhin kandidatin e tyre për president, miliarderi Michael Bloomberg. Ai foli nga Sharlot e Karolinës së Veriut.

“Tani për tani, ne kemi mungesë aftësie drejtuese në Shtëpinë e Bardhë, dhe kjo vjen në një periudhë të vështirë për vendin.

Në shumicën e shteteve të “Super së Martës” po zhvillohen votime të hershme, atje ku 40 për qind e popullsisë amerikane do të ketë mundësinë për të votuar në zgjedhjet paraprake të tre marsit.

 

Fraksion.com